Përfundon maratona e Tiranës, fituesit nga Kenia

904
Sigal

Kenianët kanë fituar edicionin e tretë të Maratonës së Tiranës. Gara përfundoi në orën 11:00 ku u dhanë një sërë çmimesh, ndërsa në krye të listët fituese si për femra ashtu edhe për meshkuj ishin vrapuesit nga Kenia.

Maratona ishte e organizuar në disa kategori, duke i dhënë mundësi gjithkujt që të provonte vetveten në një garë rezistence.

Në kategorinë “We too” morën pjesë njerëzit më aftësi ndryshe, ndërsa gara e vërtetë u zhvillua në dy kategoritë e tjera: Half Marathon (21,0975 km) dhe Tirana 10K, ku përveç të pasionuarve pas vrapimit dhe sportit, morën pjesë edhe atletë profesionistë.