Përfundon dërgimi i armëve në Irak, Kodheli: Ishte sukses!

471
Sigal

TIRANË – Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate për mediat bën të ditur se ka përfunduar me sukses operacioni i dërgimit të ndihmës me armë dhe municione në ndihmë të qeverisë së Irakut në luftën kundër militantëve të ISIS. “Shqipëria edhe një herë tjetër dëshmoi se është në krah të mbrojtjes së vlerave të demokracisë dhe paqes.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Shqipëria është bërë pjesë që në fillesa të koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS.  Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, u ka dërguar një letër falënderimi të gjithë homologëve të saj të vendeve që kontribuuan në këtë operacion gjithashtu edhe qeveritë e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mbretërisë së Bashkuar, Kanadas, Danimarkës dhe Australisë.