Përfundon aksioni i IKMT, prishen 33 banesa

509
Sigal

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka përfunduar aksionin e prishjes së banesave tek “Astiri”.

Me anë të një njoftimi në Facebook, shkruan se janë shembur 15 objekte një katëshe, 11 objekte 2 katëshe, 6 objekte 3 katëshe dhe 1 objekt katër katësh.

“IKMT perfundon aksionin tek “Astir”. Vetem pak momente me pare, mjetet e IKMT kane prishur edhe objektin e 33 ne zonen e “Astirit”. Nga operacioni qe filloi mengjesin e sotem, u prishen 15 objekte nje kateshe, 11 objekte 2 kateshe, 6 objekte 3 kateshe dhe 1 objekt kater katesh”, shkruan IKMT.