Përfshihet nga zjarri linja hekurudhore Laç-Shkodër, digjen traversat prej druri

632
Një zjarr masiv ka përfshirë linjën hekurudhore Laç-Shkodër pasditen e sotme.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije  se nga flakët e zjarrit janë djegur traversat prej druri te hekurudhës si dhe bimësia përreth.
Shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
Kujtojmë se në linjën e hekurudhës Laç-Shkodër nuk kalojnë trenat që transportojnë njerëz, por vetëm trenat e mallrave.
Sigal