Përfshihet nga flakët një pallat në Durrës

764
Zjarr me përmasa të mëdha në një pallat shumëkatësh në lagjen nr.13, në Durrës.
Mësohet se zjarri është përhapur në një apartament në katin e kartërt të një pallati në sektorin Teuta, në zonën e plazhit.
Zjarrfikësit bënë me dije se rrezikon të përfshihet nga flakët edhe një supermarket, që ndodhet në këtë pallat.
Në vendngjarje ndodhen 3 zjarrfikëse dhe një autoshkallë. Deri tani nuk janë vënë ende nën kontroll flakët, raporton “Durreslajm”.
Nuk dihet arsyeja e shpërthimit të zjarrit në pallat.
Sigal