Përfshihet nga flakët apartamenti te “21 Dhjetori”, familjarët ndodhen brenda banesës

554
Sigal

Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si 21 Dhjetori. Një apartament, në lagjen e njohur si “Fusha e Zezë”, është përfshirë nga flakët.

Nuk dihen ende shkaqet këtij zjarri. Burime bëjnë me dije se familjarët janë ende brenda apartamentit.

Ndërkohë zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur tashmë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e familjarëve.