Përçahet PS-LSI, aleatët nuk po respektojnë marrëveshjen

555
Sigal

KËSHILLI BASHKIAK I SARANDËS/ Kryetari Ilir Nikolla: “Mbledhja të bëhet urgjent. Më 9 tetor mbaron afati ligjor”

Prej tre muajsh Këshilli Bashkiak i Sarandës nuk funksionon. Shkak janë koalicionet e reja politike pas shkëputjes së LSI-së nga PD-ja. Por koalicioni i ri ka sjell vetëm bllokime të funksionimit të ligjvënësit vendor të qytetit. Një mbledhje e para dy muajve shkarkoi Kryetarin e Këshillit Ilir Nikolla duke u bashkuar votat e PS-së me ato të LSI-së. Zgjedhja nuk u ligjërua nga n/prefektura. Por kjo zgjedhje u kontestua si e pa ligjshme nga opozita e djathtë (e tillë pas kalimit të LSI-së me PS-në) se nuk janë respektuar procedurat ligjore për këtë proces. Por kryetari i ri i zgjedhur me shumicën e votave të aleancës së re, ka provuar të mbledhë këshillin në një mbledhje të parë para dy javësh, por ka dështuar nga mos pjesëmarrja e aleatëve të koalicionit të tij në mbledhje dhe pikërisht të LSI-së. Ngërçi vijon. Por edhe kokëfortësia nuk lëshon.

Mbledhja e djeshme

Njëri thotë kam maxhorancë, tjetri kërkon respektim të ligjit në proces. Dhe vijmë tek dita e premte (dje) kur grupi i djathtë ka mbledhur mbledhjen e Këshillit Bashkiak nën kryesinë e kryetarit aktual të ligjshëm, Ilir Nikolla. Por mos pjesëmarrja në mbledhje e aleancës së majtë ka sjell që mbledhja të mos zhvillohet për arsye numerike. I kontaktuar në telefon, kryetari aktual i ligjshëm, Ilir Nikolla ,tha për “Telegraf” se, mbledhja ishte për të paraqitur dorëheqjen, kjo brenda realitetit të ri politik, por gjithmonë në respektim të ligjit. Kokëfortësia se kanë gjithçka nga numri i votave ka sjell ngërçin që përjetojmë. Sot duhet të qe miratuar edhe ndihma ekonomike, që qytetarët e trajtuar me të, kanë tre muaj që nuk e marrin, thotë Ilir Nikolla, kryetari aktual i ligjshëm i Këshillit Bashkiak të Sarandës. Ndërkohë, dita e shtunë, do sjellë zhvillime të reja. Kryetari i quajtur nga zgjedhjet e reja të koalicionit, por i pa konfirmuar nga prefektura, Krenar Islami, ka thirrur mbledhjen e dytë, pas asaj të parës të dështuar nga mos pjesëmarrja e LSI-së.

Drejtuesit e PD-së

“Telegraf”në një bisedë telefonike me krerët drejtues të PD-së, mëson se, këshilltarët e aleancës së djathtë nuk do marrin pjesë, pasi mbledhja është e paligjshme, se kryetari është i pakonfirmuar ligjërisht. Kjo është e qartë! Por ajo që vendos përkuljen e peshores është LSI-ja. Këshilltarët e kësaj force politike votuan shkarkimin e kryetarit Ilir Nikolla dhe zgjedhjen e Krenar Islamit, por nuk morën pjesë në mbledhjen e parë të thirrur nga Krenar Islami, me pretendimin se respektojnë shtetin dhe si kryetar është i pakonfirmuar. Kjo i takon së shkuarës. Por LSI-ja përsëri ditën e shtunë, vendos për zhvillimin e mbledhjes. Në bisedë me krerët politikë të degës së LSI-së Sarandë, në mesditën e së premtes, për mbledhjen e së shtunës (sot), mësuam se ky grup këshilltarësh nuk ka ndërmendtë marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, pasi kanë pretendimet e tyre për moskorrektësi nga PS-ja e Sarandës në marrëveshjen e tyre. Megjithatë, politikanët e LSI- Sarandë, konfirmojnë se kanë një takim mbrëmjen e së premtes, por thonë se gjasat janë se kjo forcë politike që lëviz peshoren nuk do jetë pjesëmarrëse në Këshillin Bashkiak mbledhjen e së shtunës. Por kryetari aktual i ligjshëm, Ilir Nikolla, thotë për “Telegraf” se, në datën 9 tetor mbaron afati ligjor që përcakton se mosfunksionimi i këtij organi vendor të zgjedhur, brenda tre muajve, shkrihet. Dhe Ilir Nikolla do t’i drejtohet Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për shkrirjen e këtij këshilli konfliktual dhe mos funksionues. Gjithsesi, presim zhvillimet e ditës së shtunë, ku LSI-ja nuk do marrë pjesë. Presim!

Afati ligjor

Por kryetari aktual i ligjshëm, Ilir Nikolla, thotë për “Telegraf” se në datën 9 tetor mbaron afati ligjor që përcakton se mosfunksionimi i këtij organi vendor të zgjedhur, brenda tre muajve, shkrihet. Dhe Ilir Nikolla do t’i drejtohet Kryeministrit Rama, për shkrirjen e këtij këshilli konfliktual dhe mos funksionues

Krerët e LSI-së

Në bisedë me krerët politikë të degës së LSI-së Sarandë, në mesditën e së premtes, për mbledhjen e së shtunës (sot), mësuam se ky grup këshilltarësh nuk ka ndërmend të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, pasi kanë pretendimet e tyre për moskorrektësi nga PS-ja e Sarandës në marrëveshjen e tyre