Përbërës natyral për të lehtësuar djegien nga dielli

577
Përveç kremrave qetësues e hidratant, dhimbjet e djegies nga dielli mund të lehtësoni edhe me disa përbërës natyralë.

Nëse njihni vetëm kosin, më poshtë do të lexoni një listë ushqime që trajtojnë djegiet e lëkurës nga dielli.

Qumështi krijon një cipë proteinike në sipërfaqen e lëkurës duke përshpejtuar procesin e shërimit.

Pastë kastraveci
Shtrydhni ose grini në rende një kastravec dhe tulin e përftuar vendoseni në zonën e djegur. Brenda pak orësh inflamacioni do të ulet dhe lëkura nuk do t’ju djegë.

Miell misri
Përzieni pak ujë me miell misri derisa të përftoni një pastë kremoze me të cilën të lyeni të gjithë lëkurën e skuqur.

Aloe vera
Mjafton të aplikoni xhelin e aloe verës në lëkurë dhe të qetësoheni. Kjo bimë mrekullibërëse nuk do të kërkojë shumë kohë për të bërë efekt.
Sigal