Për të shpëtuar nga taksa e “Rrugës së Kombit”, dyndje për t’u bërë banorë të Kukësit

557
Sigal

Qytetarët kanë menduar t’i shmangen edhe taksës së re, që shteti vendosi për pagesën në “Rrugën e Kombi, duke gjetur një zgjidhje që shteti ndoshta nuk e kishte parashikuar se mund të futej në veprim prej shqiptarëve! Sipas ligjit për taksën 5 euro që do të paguhet me detyrim për çdo udhëtim në rrugën e kombit, banorët e zonës nuk do të përfshihen në detyrimin për pagesën e kësaj takse me vlerë 5 euro. Siç dihet, banorë të zonës që përshin gjatësi e kësaj rruge nga Miloti në Morinë, janë banorë të zonave të qarkut të Kukësit dhe banorë të Milotit e Mirditës. këta janë përjashtuar nga kjo taksë. Por çfarë po bëhet prej atyre që nuk janë banorë të zonës me “letra” të gjendjes civile? Një përcaktim i tillë ligjor, që përjashton banorët e zonës nga taksa 5 euro, ka krijuar shansin për ata që nuk janë banorë të zonës, për t’iu shmangur pagesës së kësaj takse! Sipas informacioneve të ardhura dje në redaksinë e “telegraf” nga zyrat e pushtetit lokal të bashkive e njësive administrative të qarkut Kukës, Milot, Rubik, Rrëshen etj., mësohet se në gjendjet civile të këtyre njësive të pushtetit lokal, kanë vërshuar kërkesat për t’u bërë banorë të këtyre qyteteve e fshatrave. Ky ndryshim i vendbanimit me letra të gjendjes civile,po bëhet me qëllimin për të shpëtuar nga taksa 5 euro.

Të parët që kanë kërkuar të jenë banorë të zonave ku shtrihet gjatësia e rrugës së Kombit, janë ish-banorë të këtyre zonave të cilët banojnë në Tiranë e Durrës, të cilët kanë lidhje familjare e pune me zonën Kukës, Mirditë, Milot, Has etj dhe qarkullojnë shpesh në këtë rrugë, madje shumica edhe përditë> këta u janë drejtuar ish-komunave e baskive ku kanë qenë banorë me “letra”, për të rikthyer lejet e banimit, por edhe për t’u pajisur me vërtetime nga pushteti lokal si “banorë të zonës”. Por ka edhe shumë dyndje nga banorë të Tiranës, Vlorës, Lezhës, Krujës e Durrësit të cilët për arsye pune e biznesi, qarkullojnë pothuajse përditë në këtë rrugë dhe nuk u leverdisë që të paguajnë nga 10 euro në ditë taksë vajtje-ardhje tek koncesionari turk, ndaj dhe janë vërsulur për t’u bërë banorë të Kukësit, Mirditës, Milotit, Hasit etj. Nuk dihet nëse bashkitë do të miratojnë këto leje banimi që kërkohen, por kjo është “çudia” që po ndodh!