Sigal

Petrit Vasili

Vendet në Shqipëri i kanë zënë memoriale lloj soj, nga kudo dhe nga askund, për asgjë dhe për shumëgjë, që lidhje me ne nuk kanë as me ne dhe as me të shkuarën apo të ardhmen, por thjesht me një pazar të ca pazarxhinjve pa zemër e pa atdhe, që shfaqen përzishëm dhe turpshëm mes nesh….!!

Poezi nga Ndoc Gjetja :

EPITAF PËR VETEN

Këtu prehet ai që quhej Ndoc Gjetja
i cili pati ardhur gabimisht në botë
nga vetja e tepruar nxirrte vjersha
dhe gjithë njerëzit i quante shokë

Kur pa që endrra kalkulohej me kompjuter
kur pa se idealet rrëzoheshin në kolltuqe
kur jepte buzëqeshje dhe merrte skërmitje
zuri sytë me dorë dhe vendosi të ikte.

Dhe shkoi e hyri në manastirin e Unit
të shpëtonte shpirtin nga gjuhëligat e lehjes
Pastaj e përcollën në banesën e fundit
me shpenzimet falas nga Bashkia e Lezhës.

Në çastin e mbrame një hënë e përgjakur
e puthi në balle dhe thirri “Nënë”
Mos kërkoni të dini për të më tepër
se iku sikur të mos kishte qenë