Për një jetë sa më të gjatë, hani 10 fruta dhe perime në ditë

760
Ushqyerja me fruta dhe perime – 10 racione në ditë – rrit jetëgjatësinë, thonë shkencëtarët.
Studimi, i kryer nga Kolegji Mbretëror i Londrës, kalkuloi se kjo mënyrë e ushqyerjes mund të parandalojë 7.8 milionë vdekje të parakohshme çdo vit.
Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar gjithashtu se cilat fruta dhe perime mund të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.
Rezultatet treguan se edhe sasitë e vogla të frutave dhe perimeve i sjellin përfitime trupit, megjithatë sa më shumë më mirë.
Një racion është i barasvlershëm me 80 g fruta ose perime – sa një banane e vogël ose dardhë.
Përfundimet kanë dalë pasi janë analizuar 95 studime të ndryshme dhe mënyra e ushqyerjes së 2 milionë njerëzve.
Këto ushqime rezultuan që mund të ulnin rrezikun e zhvillimit të kancerit shkruan Shendeti.
Perimet e gjelbra (si p.sh spinaqi)
Perimet e verdha (si specat)
Perimet e familjes së lakrës (si p.sh lulelakra)
Frutat dhe perimet që parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru:
Molla
Dardha
Qitrot (limoni, portokalli, mandarina, grejpfruti)
Sallatat
Perimet me gjethe jeshile (si marule)
Perimet e familjes së lakrës
Rezultatet, e publikuara tek Revista Ndërkombëtare e Epidemiologjisë, nxorën gjithashtu rrezikun e vdekjes së parakohshme.
Krahasuar me mosushqyerjen me fruta dhe perime çdo ditë, ata treguan:
200 g ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me 13%, ndërsa
200 g ulin rrezikun e kancerit me 4%, ndërsa 800 g me 13%.
200 g ulin rrezikun e vdekjeve të parakohshme me 15%, ndërsa 800 g me 31%.
Dr. Dagfinn Aune, një nga hulumtuesit shkencorë, thotë: “Dihet që frutat dhe perimet mund të ulin nivelet e kolesterolit, tensionin e gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe sistemin imunitar”.
“Kjo për shkak të lëndëve të shumta ushqyese që ato përmbajnë”.
“Për shembull, ato përmbajnë shumë antioksidues, që mund të parandalojnë dëmtimin e ADN-së dhe ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit”.
“Megjithatë, shumë njerëz nuk konsumojnë as pesë racione (400 g) çdo ditë, siç rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetit”.
Sigal