Për herë të parë pas 22 vjetësh në PD-në e Mirëditës kandidate për deputete është një femër

642
Sigal

Është gruaja e vetme në Mirditë që Partia Demokratike e kandidon pas 22 vitesh. Ajo është znj. Albina Gjoci, anëtare e kësaj partie që në themelimin e saj, që kur ajo ishte studente në Universitetin e Tiranës. Albina sot është Kryetare e Forumit të Grave Demokratë në Mirditë dhe drejtoresh e Institutit Mjekësisë së Qarkut Lezhë. Veprime të tilla ndodhin jo rrallë më ato parti që kanë nivel të ulët emancipimi dhe shquhen si parti konservatore siç është Partia Demokratike e Mirditës. Ndryshe ka  ndodhur në Partinë Socialiste, pasi kjo parti në vitin 1991 ka pasur znj. Marie Biba e para grua që shkeli në derën e Parlamentit shqiptar si anëtare e saj, e duke vijuar në drejtimin e saj pas 10 vitesh në krye të Bashkisë Rrëshen, duke mbetur e para dhe e fundit grua në të gjitha nivelet e kandidimit në Mirditë. Aktualisht, në Mirditë të gjitha komunat dhe bashkitë drejtohen vetëm nga burrat, çka tregon se kanë nevojë të korrigjohen dhe të emancipohen. E gjithë kjo ka ardhur si një fat i keq i kësaj partie që një grup njerëzish të veçantë tërësisht të pa moralshëm që në vijimësi në forma të ndryshme e zaptuan atë. Pas një largimi të pa vullnetshëm të këtij grupi që përbëjnë treshen që kanë drejtuar Partinë Demokratike në tërësinë e viteve të saj Gjovalin Prenga, Gjon Pjetri dhe Gjon Ndoj. Me votat unanime të 18 janarit në Konferencën e PD-së dhe me emërimet  e reja në krye të kësaj partie i ka hapur rrugë për kandidim znj. Albina Gjoci, e cila po përballet në angazhimin e saj duke kërkuar votën mirditorëve për të qenë anëtare e parlamentit Shqiptar. Emërtesa e re e korrigjoi gabimin (fajin) e kryesisë së vjetër duke kandiduar mirditoren  Albina Gjoci e shquar në kontributin e dhënë ndaj kësaj partie më shumë se sa treshja që e kanë bllokuar Albinën ndër vite. Albina ka qenë dhe mbetët si një nga kandidaturat më solide e më të domosdoshme dhe më të merituar se të gjitha kandidaturat e tjera që kanë qenë anëtarë të parlamentit shqiptar për Mirditën, të kësaj partie.