Peqin/ Shkrumbohet nga flakët një makinë, ishte parkuar para banesës së 38-vjeçarit

187

Një makinë është shkrumbuar pak pas mesnate në fshatin Përparim të Peqinit ndërsa mësohet si ishte në pronësi të një 38-vjeçari me inicialet E.D,.

Mjeti ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, teksa mësohet se ishte i parkuar në rrugën pranë banesës.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet hetimore i kanë kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.