Peqin/ Dhunuan dhe grabitën tregtarin, kapet grabitësi 19-vjeçar

544
Sigal

Policia ka vënë në pranga autorin e katër të dyshuar për grabitjen dhe dhunimin e një të moshuari në banesë në Peqin më 8 maj. Policia arrestoi 19-vjeçarin me iniciale S.I, banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim.

I riu në bashkëpunim me tre shtetasit me iniciale B.H, 30-vjeç, M.Ll, 27-vjeç, të dy banues në Peqin dhe E.Sh, 27-vjeç, banuese në Durrës, të cilët u arrestuan më 11 maj, dhunuan dhe grabitën në banesë 76-vjeçarin, Skënder Zeqiri. Grabitësit e kanë spikatur kohë më parë të moshuarin dhe kane gjetur momentin kur ai ishte vetëm në shtëpi për ta sulmuar. Dyshohet se shuma e grabitur është 60 mijë euro.

”Kapja dhe ndalimi i S.I, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi më datë 08.05.2019, në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit B.H, M.Ll, dhe E.Sh, të cilët janë arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit S.Z dhe kanë vjedhur një sasi parash”,-raporton policia.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Xhami”. Policia raportoi se në banesën e 76-vjeçarit ka shkuar një çift, me pretendimin se gruaja kishte nevoja personale. Ata dyshohet se i ka dhënë për të pirë një shishe me lëng te moshuarit, duke i paralizuar kujtesën. Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet duke grumbulluar çdo provë të mundshme që do çonte në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Njëkohësisht atij i është marrë mostër gjaku për të përcaktuar nëse ka element toksikologjikë si pasojë e konsumimit të lëngut. Sipas policisë, çifti që ka shkuar në banesën e të moshuarit i ka dhënë këtij të fundit një pije për të humbur kujtesën dhe më pas kanë vepruar në qetësi për të grabitur shumën e parave dhe sende.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kapet dhe ndalohet autori i katërt i dyshuar për “Vjedhje me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punë për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit S.I 19 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Peqin. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë ” Arrest në burg”, pasi më datë 08.05.2019 , në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit B.H., M.Ll., dhe E.Sh., të cilët janë arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit S.Z., dhe kanë vjedhur një sasi parash. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.