Pensionet/ Përgjigjet eksperti Fadil Kepi: Minatorët, si trajton legjislacioni emigrantët dhe leja e barrëlindjes me pagesë

142
Si trajton legjislacioni emigrantët shqiptarë, njehsimi i viteve të punës, sigurimet vullnetare; minatorët dhe mosha për pension të plotë e leja e lindjes e paguar
Sa vite pune duhen për pension të plotë, vetësigurimet
Pyetje
Fermeri Gjon Sherifi nga Vlora në letrën e tij shkruan: Kam lindur më 12.06.1953 dhe kam 35 vjet punë të siguruara, përfshi dhe periudhën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Pyes, kur e plotësoj moshën e pensionit, sa vite pune të siguruara duhen për pension të plotë, a mund të bëj sigurime si i vetëpunësuar në bujqësi dhe sa duhet të paguaj?
Pyetja e dytë: Bashkëshortja është e datëlindjes 5.03.1958 dhe ajo ka punuar e siguruar 34 vjet. Po ajo, kur del në pension të plotë? Sa vite pune i duhen dhe a mund të bëjmë të dy sigurime si të vetëpunësuar në bujqësi? 
Përgjigje
Ju do të dilni në pension 65 vjeç në 12.06. 2018 dhe për pension të plotë do tu kërkohen 36 vjet e 4 muaj. Për një vit e 4 muaj që ju duhen mund të bëni sigurime vullnetare si i vetëpunësuar në bujqësi para moshës së pensionit duke paguar 42,168 lekë në vit, ose 3,514 lekë në muaj. Bashkëshortja do të dalë në pension 60 vjeçe e 8 muaj më 5.11.2018 dhe për pension të plotë do ti kërkohen 36 vjet e 4 muaj. Edhe ajo ka të drejtë para plotësimit të moshës së pensionit të bëjë sigurime si e vetëpunësuar në bujqësi me të njëjta kuota vjetore kontributesh si ju. Sqarime më të hollësishme mund të merrni në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Vlorë. 
Minatorët dhe mosha për pension të plotë
Pyetje 
Pensionisti Astrit Guri nga Tepelena ka drejtuar dy pyetje: Jam i datëlindjes 10.04.1956 dhe pasi punova 18 vjet në minierë në nëntokë në vitin 1995 dola në pension të parakohshëm me 60% të pagës. Pyes, kur e plotësoj moshën për pension të plotë? 
Pyetja e dytë: Bashkëshortja ka lindur më 13.11.1958 dhe gjithsej ka punuar 29 vjet e siguruar. Po ajo, kur del në pension dhe sa vite i duhen për pension të plotë? 
Përgjigje
Sipas ligjit 104.2014 ju do të merrni pension të plotë në moshën 62 vjeç e 6 muaj më 10 tetor 2018. Para plotësimit të moshës së mësipërme….
Për më shumë në numrin e nesërm të gazetës “Telegraf”….