Pensionet, ish-ushtarakët ankohen në Gjykatën Kushtetuese

1727
Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë ka nisur një betejë ligjore në Gjykaten Kushtetuese, për të fituar sipas tyre të drejtën ligjore që ua ka mohuar me një vendim unifikues Gjykata e Lartë për mënyrën e përllogaritjes së pensionit të parakohshëm për ushtarakët.
Sipas ligjit, masa e pensionit të parakohshëm për ushtarakët llogaritet 50 përqind e pagës në bazë të së cilës janë paguar kontributet plus 2 për qind për çdo vit vjetërsie, mbi 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat, por kjo masë e 2-përqindëshit, sipas ligjit, nuk duhet të kalojë pensionin maksimal të pelqërisë në shkallë vendi. 
Ndërsa Gjykata e Lartë, me një vendim unifikues të kolegjeve të bashkuara ka përcaktuar se pavarësisht formulës së përllogaritjes, masa e përgjithshme e pensionit të parakohshëm nuk duhet të kalojë masën e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi. 
Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë tregon dy pasoja të drejtëpërdrejta nëse ky vendim do të zbatohet. 
“Me këtë masë ulen gati dy të tretat e pensionit të ushtarakëve, por më e keqja është se nëse ky vendim unifikues miratohet edhe nga Gjykata Kushtetuese, atëherë u lind e drejta të gjithë ushtarakët që kanë fituar gjyqet nga viti 2005 e këtej duhet t’iu kthejnë paratë kompanive të sigurimit”, deklaron Thoma Konduri. 
Aktualisht kjo çështje është në pritje për t’u gjykuar në Gjykatën Kushtetuese.
Sigal