Penguan pasagjerët dhe qëlluan me sende furgonët, ndiqen penalisht 13 shoferë në Peshkopi

749
Policia e Dibrës ka nisur procedimin penal ndaj 13 shoferëve në Dibër të cilët gjatë protestës së tyre kanë penguar pasagjerët dhe kanë qëlluar me sende të forta furgonët e konkurrenteve të tyre.
Sipas njoftimit të policisë, në datën 04.12.2017, një grup prej 15 vetash, drejtues të furgonave të pa liçensur për transport udhëtarësh, kanë depozituar në Komisariatin e Policisë Dibër një njoftim për protestë, pasi pretendojnë se nuk i punëson për transport pasagjerësh një subjekt i leçensuar për këtë linjë.
Subjekti A..shpk është i paisur me liçencë të lëshuar nga Ministria e Transporteve Tiranë dt. 24.08.2017, për Kryerjen e shërbimit ndërqytetas të transportit rrugor të udhëtarëve brenda vendit Peshkopi-Tiranë dhe kthim, si dt. 09.08.2017 për linjën Peshkopi-Durrës e kthim.
Kjo protestë është zhvilluar tek terminali para shkollës së mesme, Peshkopi për pesë ditë, sipas njoftimit të tyre.
Gjatë kësaj proteste, drejtuesit e mjeteve të pa liçensuar, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke penguar shoferët e linjës së liçensuar, si dhe kanë penguar pasagjerët që do të udhëtonin në drejtim të Tiranës dhe Durrësit.
Policia iu ka bërë të ditur protestuesve të protestonin në mënyrë të ligjshme, pa penguar dhe pa cënuar rendin dhe qetësinë publike duke iu bërë me dije edhe pasojat ligjore të Kodit Penal.
Në datë 09.12.2017 një grup protestuesish të kryesuar nga shtetasi A. K. dhe Xh. M.etj, kanë penguar pasagjerët të udhëtonin drejt Tiranës duke kryer veprime qe bien në kundërshtim me rendin si duke qëlluar me sende furgonat, duke kanosur me fjalë për dëmtim dhe thyerje të mjeteve.
Subjekti A… sh.p.k ka bërë kallëzim pranë Policisë Gjyqësore të Komisariati të Policisë Dibër.
Si rezultat i kësaj situate nga ana e Komisariatit të Policisë Dibër më datë 10.12.2017 është organizuar shërbim tek terminali Peshkopi kur fillon lëvizja e këtyre automjeteve të Tiranës dhe Durrësit.
Aty kanë qenë grumbulluar shoferët që protestonin të cilëve fillimisht iu është bërë e ditur që të mos pengojnë levizjen e automjeteve dhe pasagjerëve.
Në prani të forcave të policisë, drejtuesit e mjeteve kanë rrethuar një furgon të subjektit të liçensuar dhe nuk lejonin pasagjerët të hipnin në të.
Në këto kushte forcat e policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar personat kryesore që nxitnin turmën duke bërë shoqërimin e shtetasve A. K., E. K. dhe M. K.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Dibër u proceduan penalisht shtetasit:
– A. K, 53 vjeç, banues në Kandër Kastriot.
– H.B, 40 vjeç, banues në Peshkopi.
– A.K, 59 vjeç, banues në Shupenzë.
– Xh.M, 48 vjeç. banues në Peshkopi.
– N.K, 48 vjeç banues në Kandër, Kastriot.
– L.E, 37 vjeç banues në Peshkopi.
– A.B, 34 vjeç banues në Peshkopi.
– A.K, 46 vjeç banues në Fushë Alie.
– E.K, 23 vjeç, banues në Kandër Kastriot.
– M.K, 29 vjeç banues në Kandër Kastriot.
– H.K, 64 vjeç, banues në Kandër Kastriot.
– A.M, 45 vjeç, banues në Maqellarë.
– E.R, 26 vjeç, banues në Peshkopi.
Procedimi i tyre filloi për veprat penale të “Vetëgjyqesisë”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindjes ndaj urdhërave të punonjësve të policisë”, të parashikuara nga nenet 277, 279 dhe 242 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
Sigal