Pengmarrja në Kamzë e Prengës: U vdiq në dorë dhe e groposën në…

571
Sigal

Policia e Shtetit konfirmoi sot se Jan Prenga nuk jeton më. 49-vjeçari u mor peng më datë 17 janar në rrugën “London” në Kamzë. Pas futjes në makinë ai është rrahur, dhe goditur, ku si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për ta transportuar për në resortin “Golden”, në Shijak, aty ku do mbahej peng.

Jan Prenga nuk kishte lidhje të drejpërdrejtë me autorët. Ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.

Po ashtu rezulton se autorët janë kujdesur për ta fshehur trupin e Prengës. Teksa familjarët kanë hapur dyert e mortit, ende nuk dihet ku fshihet trupi i 49-vjeçarit. Dyshimet janë se trupi mund të jetë groposur në Shijak. Prokuroria e ka të qartë tashmë se çfarë ka ndodhur me Prengën pasi ka ndaluar edhe katër persona. Në pranga kanë rënë: Leonard Hajrin, Bujar Hajrin, Elton Hajrin dhe Olsi Turjen.

Dy vëllezërit e Janit jetojnë në Britaninë e Madhe, ku njëri është i dënuar me tetë vite burg.Ai më parë nuk kishte patur precedentë penal, e gjithë ngjarje duket të ketë ndodhur për shkak të konflikteve të drogës dhe hakmarrjes që kishin autorët me vëllain e viktimës.