“Pendët” korruptive të AKU mbulojnë krimin ushqimor, duke bllokuar pulat e gjalla dhe lejuar pulat e therura e të ngordhura

600
Sigal

Njoftimi i ministrisë për “Gripin e shpendëve”, transparencë e përkujdesje ndaj
fermerëve, por kontrolli ushqimor bën pazare

 

Përparim HALILI

 

Pasi theren matanë kufirit shqiptar, apo paketohen dhe
etiketohen me të dhëna false e futen lirshëm në Shqipëri si “të sigurta” dhe
bashkë me këtë sasi pulash futen në Shqipëri e tregtohen edhe pula kancerogjene
me jetë frigoriferike afro 20 vjeçare, madje edhe blihen prej policisë, ushtrisë,
shëndetësisë, çerdheve, kopshteve e konvikteve me tender dhe përdoren për
konsum ushqimor masiv

 

Katër ditë më parë, me të drejtë
Ministria e Bujqësisë, personalisht ministri prof. Edmond Panariti, pas një
monitorimi të tregut dhe fermave të shpendëve në rajon, njoftoi publikisht
fermerët, tregun dhe konsumatorin shqiptar, se duhet bëjnë kujdes mbasi mund të
përballen me sëmundjen “Gripi i shpendëve”. Sipas Ministritë Panariti, kjo sëmundje
shpendësh, nuk është konstatuar në Shqipëri qysh nga viti 2006, ndërkohë që është
rikthyer në Evropë dhe prej andej, ky grip mund të futet në Shqipëri nëpërmjet shtegtimit
të shpendëve drejt lagunave tona.
Për të evituar këtë sëmundje, ministri Panariti deklaroi
se ka urdhëruar ndalimin e
importit të shpendëve të gjalla nga vendet e prekura nga “Gripi i shpendëve”,
si nga Austria, Kroacia, Danimarka, Gjermania, Hungaria, Polonia, Rusia, Zvicra
e Holanda, vende këto të cilat kanë raportuar ngordhje zogjsh të egër, për
shkak te virusit H5N8 të “Influencës Aviare”. Por kjo sëmundje mund të futet në
Shqipëri edhe nga tregjet transite të importit që janë në kufi me Shqipërinë si
Italia, Mali i Zi, Maqedonia e sidomos Greqia prej kufirit të së cilës futen në
Shqipëria pula e shpendë të gjallë e sidomos mijëra ton pula te shpendë të therur,
të paketuar me gjendje frigoriferike mbi 15-20 vjet e madje kancerogjene.

 

Pulat e gjalla ndalohen nga
importi, por jo të therurat kancerogjene

 

Çfarë ndodh? Ndërsa se
ministria urdhëron ndalimin e importit të pulave e shpendëve të gjalla. një
strukturë e saj që vepron si “pronë private” e PDIU, lejon importin e pulave
dhe shpendëve të therur. Në kundërvënie të plotë të urdhrit të ministrisë,
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, lejon një lloj tregu tjetër të maskuar që “Gripin
e shpendëve” e fut në stomakun e konsumatorëve shqiptarë. Në pazar me tregtarët
e pulave kancerogjene e pa asnjë vlerë ushqimore, AKU lejon që këta të mos i
fusin pulat të gjalla, por të therura. Mjafton që pulat me sëmundje “Grip
shpendësh” të futen nga importi të therura dhe me këtë formulë AKU prezantohet
në rregull me urdhrin e ministrit, me ligjin dhe me konsumatorin, duke bërë deklarata
se gjoja ka ndaluar importin e pulave e të shpendëve të sëmura. fakti është ky:
Në Shqipëri po futen pula e shpendë të sëmura nga importi. Me këtë marifet,
“pendët” korruptive të AKU po mbulojnë dhe lejojnë krimin
ushqimor, mbasi është absurde që të bllokohen pulat e gjalla si të sëmura e që
duhen groposur në vendet e tyre, por prej shefave të AKU lejohen të importohen
në Shqipëri pulat e sëmura kur ato janë të therura, paçka se duhen groposur si
të sëmura! Në PIK (pikat kufitare) e në tregun shqiptar nuk shikon të futen
auto-kafaze me pula të gjalla, as në tregun shqiptar nuk dëgjon me kakarisje
pulash të rrjepura e të sëmura të mbyllura nëpër arka plastike metalike. Por në
PIK (pikat kufitare) dhe në treg shumice e pakice, shikon mijëra ton pula që importohen
dhe që shiten lirshëm! E kemi fjalën për mishin e pulave të importit, që AKU i
lejon të futen me autokolona maunesh në pikat kufitare, paçka se ato janë të
sëmura me “Gripin e Shpendëve”. Tregu shqiptar ka pula kancerogjene. Ka pula pa
asnjë vlerë ushqimore, ka pula të fryra e të forcuara me injeksione kimike! Ka
pula, kockat e të cilave janë kalbësira! Këto pula plehurina e kancerogjene, pa
asnjë vlerë ushqyese dhe vrasëse të shëndetit e të jetës së popullatës, nuk
futen më të gjalla mbasi i ndalon urdhri i ministrit të Bujqësisë Shqiptare,
por prej AKU pranohen të therura. E pasi theren matanë kufirit shqiptar, apo paketohen
dhe etiketohen me të dhëna false e futen lirshëm në Shqipëri si “të sigurta”
dhe bashkë me këtë sasi pulash futen në Shqipëri e tregtohen edhe pula kancerogjene
me jetë frigoriferike afro 20 vjeçare, madje edhe blihen prej policisë, ushtrisë,
shëndetësisë, çerdheve, kopshteve e konvikteve me tender dhe përdoren për
konsum ushqimor masiv! Shumica e këtyre pulave që AKU i lejon të futen të therura,
sipas informacionit që kemi, janë pula e shpend jashtë çdo standardi që duhen
groposur, por që u falen tregtarëve shqiptarë e të huaj të cilit i fusin në
tregun shqiptar me certifikim sigurie të lëshuar prej kontrollorëve të AKU!  që u falen prej tregut e pularive të botës së
tretë e të disa vendeve të BE si mbeturina, të cilat maskarenjtë e tregut shqiptar
i fusin në tregun tonë, certifikuar si të sigurta e me vlera ushqyese prej
shefave dhe kontrollorëve të AKU në PIK (kufi) dhe në depot e shumicës.