Pema e madhe bie mbi makinën e çiftit shqiptar… brenda ndodhej dhe fëmija i mitur

565
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Berat- Skrapar, në zonën e njohur si “Ura e Uznovës”.

Një pemë pishte është rrëzuar duke zënë poshtë një makinë të tipit Opel me targa AA 295 NT, e cila kishte në brendësi një familje me tre persona. Në makinë ndodhej burrë e grua si dhe fëmija i tyre i mitur.

Automjeti është dëmtuar nga rënia e pemës, por fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve të makinës nuk është dëmtuar.

Makina është goditur teksa po ecte nga pisha masive, e cila ka bllokuar të gjithë gjerësinë e rrugës.

Është dashur ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve për të bërë të mundur normalizimin e situatës.