Pema bie mbi makinë nga rrëshqitjet e dheut, bllokohet Qafa e Koshovicës

531
Një pemë ka rënë mbi rrugën kombëtare Fier-Vlorë, duke bllokuar qarkullimin. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, pa hyrë në qytetin e Fierit, rreth orës 14:00.
Për shkak të reshjeve ka patur rrëshqitje të skarpateve anësore, çka ka sjellë edhe humbjen e bazamentit të pemës, e cila ka rënë mbi një makinë që kalonte në ato momente. Makina ka pësuar dëme të konsiderueshme, pasi është thyer xhami i përparmë, por fatmirësisht nuk persona të lënduar.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, jo menjëherë, ndërkohë që edhe pema ka qëndruar për rreth dy orë në karrexhatë, çka ka sjellë edhe rëndim të trafikut dhe bllokim të qarkullimit.


Sigal