Pëllumb Zaimi: Berisha dhe Rama mashtrues, dy banda që ruajnë njëra-tjetrën

811
Një prej ish-ushtarakëve të vjetër Pëllumb Zaimi flet ashpër për qeveritë e vendit kur bëhet fjalë për mënyrën se si kanë vepruar me ushtarakët. Zaimi thotë të njëjtën gjë edhe për Gjykatën e lartë dhe atë Kushtetuese. Sipas tij si Sali Berisha dhe Edvin Rama janë lepuj, janë dy banda që kanë marrë vendime anti shqiptare dhe antikushtetuese ndaj ushtarakëve. Më tej Zaimi shprehet se ushtarakët nuk kanë pritur asnjëherë që këto dy banda juridike të veprojnë drejtë për ushtarakët. “Janë bashkuar të dy, janë të përshtatshëm për njëri-tjetrin. Kjo është ajo që ngriti dhe la Ramiz Alia. Ai s’mund të linte vetëm një bandë, kështu që vendosi të bënte dy. E këto banda nuk largohen vet, ato largohen vetëm me pushke. E kanë minuar drejtësinë. E kanë shkelur statusin e ushtarakut në 27 vjet e kanë nëpërkëmbur atë”, shprehet Zaimi. Në fund ai deklaron se Edi Rama para zgjedhjeve të vitit 2013 i mblodhi ushtarakët në Xibrakë, u premtoi shumë, por në fund, i mashtroi.
Sigal