Peleshi takim me biznesin: Të investohet për të restauruar besimin

466
Zëvendëskryeminsitri Niko Peleshi pasditen e sotme ka mbajtur një konferencë për biznesin në vendin tonë. Peleshi tha se duhet të investohet për të restauruar besimin. Zv.kryeministri nuk la pa përmendur punën që duhet bërë me ligjin e pronave. Zv.kryeministri duke folur në takimin ndërkombëtar të biznesit, deklaroi se qeveria ka miratuar një paketë ligjesh që do t’i japë një impuls të ri ekonomisë. Peleshi tha se me këto masa do të luftohet burokracia si dhe do t’i jepet zgjidhje çështjes së pronës që pengon investimet e huaja.
“Kemi miratuar një paketë ligjesh që mendojmë se do t’i japë një impuls ekonomisë. Për ne burokracia është kolesteroli i biznesit. Kemi prodhuar mjaft histori negative të biznesmenëve të huaj. Do të kompensojmë pronarët brenda 10 viteve. Duke krijuar siguri juridike një pronar për çdo pronë jo siç është sot pronari i vjetër pronari i ri që mban larg investimet e huaja”, u shpreh Peleshi.
Sigal