Pedagogu shqiptar i arrestuar për lidhje me ISIS, reagon policia shqiptare: Ja e vërteta

640
Pas publikimit të lajmit se një pedagog shqiptarë është mes 8 personave të arrestuar në Malajzi për lidhje lidhje me celulën terroriste të ISIS, ka ardhur edhe konfirmimi nga policia.
Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari nga autoritetet e Malajzisë është Z.K., i cili banon dhe punon prej vitesh në atë shtet.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit konfirmon se 1 nga 8 te arrestuarit në Malajzi, të dyshuar për terrorizëm, është shtetasi shqiptar Z.K., i cili banon dhe punon prej vitesh ne ate shtet ku dhe ka mbaruar studimet e larta.
Strukturat e specializuara të Antiterrorit në Policinë e Shtetit janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Policia e Shtetit po bashkëpunon me agjensitë e tjera ligjzbatuese e inteligjente në vend dhe jashtë saj, duke shkembyer të dhëna.
Sigal