PDIU-Nishanit: Shqiptarët në Çamëri të njihen zyrtarisht pakicë kombëtare

545
Sigal

TIRANË:-PDIU dhe shoqata “Çamëria” kërkojnë që shqiptarët e mbetur në Çamëri të njihen zyrtarisht si pakicë kombëtare. Në një prononcim publik, PDIU-ja i kërkoi dje në mënyrë zyrtare dhe të drejtpërdrejtë Presidentit të vendit Bujar Nishani, Kryeministrit Edi Rama dhe çdo instance tjetër shtetërore të ngrenë çështjen e pakicës së mbetur të shqiptarëve të Çamërisë ndaj homologëve të tyre grekë dhe Bashkimit Evropian. Kërkesa e palës shqiptare duhet të jetë njohja zyrtare e statusit të pakicës kombëtare të shqiptarëve në Çamëri. Atyre u mohohen sot të drejtat bazike: e drejta e të vetë deklaruarit shqiptar dhe arsimimit, mësimit e komunikimit në gjuhën amtare. Është e pafalshme nëse shteti shqiptar vijon të heshtë,  -thekson në deklaratën e saj kjo parti.