PD zapton arsimin në Librazhd

586
Sigal

Nga 23 anëtarë kryesie në forumet drejtuese të PD-së 80 për qind e tyre janë mësues, inspektor të arsimit dhe drejtor shkollash

Në zgjedhjet e reja që u zhvilluan për Kuvendin e Partisë Demokratike në Librazhd muajin e kaluar, ku midis konkurrimit për kryetarë partie u votua dhe për anëtarë kryesie në forumet drejtuese të PD-së Librazhd. Një numër i madh arsimtarësh dhe drejtorë shkollash mësynë për tu zgjidhur anëtarë kryesie. Numri më i madh ishte më profesionin mësues, ku vihej re mungesa e një ekonomisti, ku vetëm kryetari ka profesionin ekonomist, pjesa tjetër janë mësues, Inspektorë të Zyrës Arsimore Librazhd dhe drejtorë shkollash.

Anëtarët

Nga 23 anëtarë kryesie në forumet drejtuese të Partisë Demokratike 80 për qind e tyre janë mësues, ku në krye të listës është vetë përgjegjësi i Zyrës Arsimore, Kujtim Balla, pasuar nga inspektori i kësaj zyre, Bedri Kaza dhe më pas një numër i madh drejtorë shkollash në qytetin e Librazhdit, të Përrenjasit dhe të komunave. Kjo dyndje e inspektorëve të Zyrës Arsimore në Librazhd bëhet vetëm e vetëm për përfitime akoma më të majme, për të ruajtur pozicionet e punës dhe për të shtuar presionet tek mësuesit e tjerë dhe për të përjetuar jetëgjatësinë në pushtet. Këta përfitues e zaptues të pushtetit, që janë të përjetshëm e që arsimin e kanë kthyer në pronë private, në kundërshtim me të gjitha ligjet e urdhëresat duhet të heqin dorë nga pozicionet drejtuese ose të heqin dorë nga anëtarët e kryesisë. Pjesë nga ligji mbi arsimin parauniversitar

Neni 55

2. Kandidati për drejtor i institucionit arsimor duhet të ketë të paktën kategorinë “mësues i kualifikuar” dhe të mos bëjë pjesë, pas emërimit, në forumet drejtuese të partive politike.

Praktikat profesionale

Ndërkohë që  sapo ka dalë edhe lista e numrit të praktikave profesionale për punonjësit e përkohshëm në arsim, ku MASH ka nxjerrë dhe listat për çdo rreth, ku në vendim është përcaktuar numri i praktikantëve për “kryerjen e praktikës profesionale”, për sistemin arsimor parauniversitar për vitin shkollor 2012-2013, për periudhën 01 janar-15 qershor dhe 15 qershor-31 dhjetor 2013, ku rrethi i Librazhdit ka 39 kuota, besojmë se nga zyra arsimore këtij rrethi do të veprohet njëlloj si me emërimet e deritanishme, ku duhet shumë për të arritur deri aty ose ndonjë tender. Madje numri i mësuesve pa shkollë qëndron mbi kokën e nxënësve, vetëm e vetëm se këta drejtues përveç zaptimit të detyrave të rëndësishme në arsim, kanë zaptuar edhe kryesinë e PD-së, ku nxënësit dhe qytetarët ankojnë dhe askush nuk i dëgjon. Madje edhe pse u bë një konkurs dhe njoftim në shtyp për përgjegjës të zyrës arsimore, u pa se ishte një njoftim fals, ku përgjegjësi i Zyrës Arsimore qëndron fuqishëm në këtë detyrë i mbrojtur nga njerëzit e politikës, ata që e kanë vendosur, pavarësisht se nuk ka shkollën përkatëse për drejtues.