PD: Të vendoset shtatorja e Ibrahim Rugovës në një nga sheshet e Tiranës

454
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend ProjektRezolutën “Për nderimin dhe mirënjohjen e thellë nga Republika e Shqipërisë për figurën e Presidentit Ibrahim Rugova” në 10 vjetorin e vdekjes.
Në një njoftim për mediat thuhet se “Partia Demokratike në përkujtim të rolit dhe figurës së Presidentit Ibrahim Rugova, kërkon vendosjen në një nga sheshet kryesore të qytetit të Tiranës, të shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova.
Me iniciativën e zotit Basha dhe me kontributet vullnetare të qytetarëve të Tiranës që prej majit 2014 është realizuar dhe është gati shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova.
Shtatorja është vepër e skulptorit, Idriz Balani, dhe do të përjetësojë mirënjohjen e kryeqytetasve dhe mbarë kombit për veprën e tij të pavdekshme”
Sigal