PD: Ja si banditët me uniformë sulmuan ambulancën me të lënduar

545
Sigal

Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë ku ka dënuar dhunën e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve në Shkodër, ku nuk kanë kursyer as gra dhe fëmijë.

Deklarata e Partise Demokratike

Pamjet në video janë fytyra kriminale e Edi Ramës.

Banditët me uniformë dhe skafandra të Edi Ramës, sulmojnë me gaz ambulancën me të lënduar nga gazi. Pamjet e paprecedenta, kur policia sillet si bandë dhe nuk i hap rrugë ambulancës në urgjencë mjekësore, përkundrazi, sulmon me gaz qytetarët rreth saj, janë të denja për regjime diktatoriale.

Sot, Edi Rama ka hyrë në Shkodër si pushtues, jo si kryeministër, as si përfaqësues i alternative demokratike!

Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe sjelljen kriminale të banditëve të veshur me uniformën e shtetit! Ata janë sot në anën e kundërt të ligjit! Bashkë me Bablokun e tyre të krimit, që synon të nxisë vëllavrasje dhe konflikt mes shqiptarëve, do të mbajnë shumë shpejt përgjegjësi para ligjit!