PD humb terren në Librazhd e Përrenjas

704
Sigal

Deputeti Rrahim Çota mbetet zhveshur dhe pa anëtarë. Ish-drejtuesit e të djathtës i bashkohen LSI-së. Flasin të larguarit: Ja arsyet

Skandalet dhe kthetrat e deputetit të PD-së, Rrahim Çota vazhdojnë e të thellohen çdo ditë e më shumë në rrethin e Librazhdit. Në të njëjtën vijë dhe në mënyrë paradoksale është edhe fakti se i deleguar Arben Imami, pati jo pak kundërshti në mbledhjen e fundit. Për të gjithë, kjo u duk hapur në 22-vjetorin e themelimit të PD-së Librazhdit, ku Imami i mbante duart në xhepa, duke ofenduar qytetarët.

Skandal në festën e themelimit të PD-së, nuk ftohen kontribuuesit

Themelimi i PD-së së Librazhdit ka ditën më të shenjtë 14 shkurtin, Shën Valentinin, por që u transferua dhe u festua të shtunën. Nejse po i rikthehemi rrjedhjes së anëtarësisë, ku vetë salla dhe qytetarët panë aferat që u transmetuan dhe ju thanë në sy deputetit Çota që po shet PD-në. Kështu kryetari i Komunës së Hotolishtit që ka dhënë një kontribut shumë të çmuar për PD-në dhe kryetarja e Gruas, Xhuljana Boriçi as që u ftuan, kur znj. Boriçi ishte e vetmja grua e nderuar dhe e respektuar që ka bërë për gjithë gratë e Librazhdit dhe sigurimin e votave për deputetin Çota dhe ditën e festës përveçse transformoi datën e themelimit të kësaj partie, fshiu nga memoria e tij, kontribuuesit e PD-së. Divorci më i ri është kandidati për kryetarë partie, mjeku Bashkim Vasku, që ishte në listën e kandidatëve për kryetarë të PD-së së Librazhdit. Sipas burimeve të brendshme, ka patur “OK” nga kryetari i PD-së së Shqipërisë z.Sali Berisha, por më pas i fshihet emri dhe në podium kërkoi se përse ditën e votimeve, në momentin e fundit i fshihet emri. Nga burimet e grupit tjetër thuhet se, emrin e ka hequr vetë kryetari, z.Berisha. Askush nuk i dha shpjegime. Dhe sot mjeku Bashkim Vasku në mënyrë demonstrative kalon te Lëvizja Socialiste për Integrim.

Flet Bashkim Vasku: “Kryeministri punon, por po e hanë të vegjlit”

Sipas të larguarit Bashkim Vaskut për gazetën “Telegraf” bëhet i ditur edhe shkaku i kalimit te LSI. Vasku deklaron: “Unë kam dhënë gjithçka për PD-në, por nuk mund të bie në kthetrat e deputetit Rrahim Çota që ka bërë dhe vazhdon të bëjë pazare me PD-në e Librazhdit. Madje, me vjen keq se kam kontribuar shumë për këtë degë. Unë nuk kam bërë pazare as me elektoratin, as me qytetarët, nuk na lejohet të bëjmë pazare, por në emër të Qeverisë këta lloj deputetësh po vazhdojnë të marrin në qafë  shqiptarët. Kryeministri punon, por të vegjlit flasin dhe bëjnë ndere në emër të tij (Berishës). Pazaret e politikës me njerëz të pa aftët nuk duhet t’i paguajë Qeveria, por ata që abuzojnë me votën e qytetarëve dhe me pushtetin që kanë. Unë zgjodha LSI-në, sepse është e vetmja forcë që na bashkon e që bashkë me PD-në do të fitojmë zgjedhjet e 23 Qershorit. Nuk mundet të shkëmbej votën me para, jam mjek dhe e di se sa e shtrenjtë është jeta e një qytetari, e një pacienti dhe u jam mirënjohës gjithë dashamirëseve të mi. Falënderoj dhe kryetarin e LSI-së, z.Veiz Boja që po punon shumë ndershmërisht  dhe sinqerisht për pranimin e Shqipërisë në BE. Por njerëz si deputeti Rrahim Çota vetëm dru nëpërkëmbë i fusin themeleve të demokracisë. Sot kam vendosur që t’i bashkohem LSI-s dhe jemi në një linjë me kryetarin Ilir Meta. Kjo u duke dhe te hapja e fushatës në Elbasan. Nuk kam se çfarë të theksoj më shumë”, -tha Vasku ekskluzivisht për “Telegraf”. Po kështu një tjetër lider i fuqishëm është zv/drejtori i AKU-së, Qarkut Elbasan, Firdus Kurti kandidat për kryetar PD-je. Ai kaloi me LSI.

Akuzat

Pra siç e shohim nga gjithë këto lëvizje, reprezalje, varfëri, emërime, punësime, PD-ja Librazhd braktis Rrahim Çotën. PD-ja Librazhd mbetet mjerane dhe sipas gjasave të deritanishme dhe konflikteve të brendshme që ka, kjo vetëm nga shkarkimet e drejtorëve në momentet e fundit të zgjedhjeve dhe të kundërshtarëve të deputetit Çota, ku ish-drejtorët e PD-së mbeten pa punë, të afërmit e tyre degdisen larg ose pa punë siç është dhe Bujar Vreto një i persekutuar që kandidoi për kryetarë PD-je, i cili mori mbi 85 për qind të votave nga grup seksionet dhe mbeti jashtë liste, por dhe i vëllai i tij Luani, mësues me përvoje dhe diplomë universitare ju begenis në Komunën  Stravaj, 35 km larg Librazhdit. Pra nga gjithë këto konflikte të krijuara në PD-në e Librazhdit nga deputeti Rrahim Çota, ku një pjesë thonë se e ka shitur, që ju tha dhe në sy në kuvendin e PD-së duket dhe ka gjasa se do të rrjedhin edhe të djathtë të tjerë, kjo nga vetë mënyra e akumuluar nga ky deputet dhe aq më tepër në këto momente. Ku partinë e ka bërë pronë të vetën. Dhe ndoshta jo pa qëllim vetë “shefi” i grupit Arben Imami tha: Kemi gjasa të fitojmë në Librazhd!

Kush është Bashkim Vasku

*Themelues i PD-së në Përrenjas. Kryetar i PD-së Përrenjas deri në momentet e fundit.

*Ish-kryetar i Bashkisë Përrenjas shumë i suksesshëm.

*Mjek i nderuar dhe i respektuar.

* Një ndër kandidatët më të mundshëm për kryetar PD-je për rrethin e Librazhdit.

*Jo i preferuar i deputetit Rrahim Çota.

*Ish- drejtor i ISSHK-së, Elbasan shkarkuar nga ndërhyrja e deputetit Çota.

Kush është Firdus Kurti

*Me arsim të lartë veterinar.

*Drejtues PD-je.

*Kryetarë komune në Komunën Qendër Librazhd.

*Inspektor në AKU –Elbasan.

*Kandidat për kryetarë PD-je.

*Jo i preferuar nga deputeti Çota.