Pazaret e Haxhinastos mbajnë peng përfundimin e rrugës Tiranë-Elbasan

557
Një nga arteriet më të rëndësishëm të Shqipërisë, aksi rrugor Tiranë-Elbasan, megjithëse ka kaluar rreth 2 vjet e gjysmë pas dorëzimit të tunelit dhe gjysmës së rrugës nga kompania ndërtuese, vazhdon të mbetet peng i paaftësisë dhe keqmenaxhimit të Ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto. Që nga ardhja në krye të këtij dikasteri, Ministri Haxhinasto jo vetëm nuk i ka çuar më tej punimet në këtë aks, por ato janë të bllokuara. Mjafton të bësh një vizitë mbikëqyrëse në këtë rrugë dhe shikon qartazi, se angazhimi i forcave dhe mjeteve është thuajse zero. Nëse tuneli dhe gjysma e këtij segmenti u ndërtua që në kohën kur në pushtet ishte Partia Demokratike dhe qeveria Berisha, qeverisja e re e ka ngadalësuar dhe thuajse bllokuar vazhdimin e këtij ndërtimi që lidh juglindjen e Shqipërisë me kryeqytetin. Ministri Haxhinasto më shumë bën show nëpër ujësjellës dhe rrugë dytësore, sesa të marrë masa që kjo rrugë të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas Ministrisë së Transporteve ky projekt ka ngelur pezull pasi nuk janë bërë studimet gjeologjike, një justifikim i çalë ky nga kjo ministri, e cila nuk është në gjendje të vërë në funksionim marrëveshjen që ka me kompaninë ndërtuese. Sipas burimeve brenda kësaj ministrie një nga shkaqet mendohet të jenë mosmarrëveshjet midis Ministrit të Transporteve dhe kompanisë e cila është vënë nën trysninë e presioneve të tij, nëpërmjet drejtorit të Rrugëve Dashamir Xhika. Duket qartë se kjo ministri është arratisur në drejtim të paditur, pasi nuk është në gjendje të sqarojë as teknikisht se çfarë po ndodh me këtë projekt jetik për gjysmën e Shqipërisë. 

Braçe, akuza Haxhinastos: Targat me çip, zhvatje për qytetarët
Deputeti socialist Erjon Braçe, është shprehur kundër nismës së Ministrisë së Transporteve për targat me çip. Sipas Braçes kjo nismë do të ketë kosto të madhe për qytetarët. Ai ka kritikuar Ministrinë e Transporteve edhe për kontrollin teknik të automjeteve, teksa ka kërkuar liberalizimin e këtij tregu. “Kam dy javë që dëgjoj: “Ka një propozim për “targat me çip” dhe ne po e shqyrtojmë”! Unë e kuptoj seriozitetin e burokracisë në çdo rast, po këta a kuptojnë se “targat me çip” dhe me atë kosto për qytetarin, nuk janë hiç prioritet për shpenzimet familjare?! Për më tepër kur është një “propozim i pa kërkuar”! Doni prioritet zotni? Liberalizimi i shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve, ky po që është prioritet! Pse pengohet? U bë gabim i tmerrshëm kur u lidh ajo kontratë, po bëhet gabim tani që ruhet monopoli me një shërbim që çdo periudhë piku, vit për vit, prodhon fjalinë që nuk vlen: Kompania të marrë masa”, shprehet Braçe në rrjetin social facebook.
Platforma Agr.al mundëson shitjen e produkteve bujqësore
Agr.al është platforma më e re inovative, që do të mundësojë nënshkrimin e kontratave të shitjes mes tregtarëve dhe sipërmarrësve bujqësorë duke garantuar transaksione të sigurta për prodhimin dhe tregtimin të produkteve bujqësore. Kjo platformë ka realizuar një nga misionet e saj, duke u bërë pikë kontakti dhe një “vendtakim virtual” me qëllim që produktet cilësore të fermerëve shqiptarë tu ofrohen restoranteve dhe të shmanget importin. Marrëveshjet e para që po konkretizohen përmes këtij portali përkthehet në cilësi të produkteve, shkurtim kohe në transaksion dhe një klientelë më të kënaqur. Nëse gjetja e tregjeve për shitjen e produkteve është e vështirë, platforma online agr.al është zgjidhja më e zgjuar dhe garancia se asnjë produkt nuk shkon dëm. Agr.al është një platformë ku deri tani janë regjistruar mbi 5500 fermerë nga e gjithë Shqipëria. 
Sigal