Pastrimi i parave, marrëveshje me Kosovën në luftën ndaj terrorizmit

482
Sigal

TIRANE – Drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Gent Gazheli, zhvilloi sot një takim me homologët e Kosovës, kryefjalë e të cilit ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit dhe shkëmbimit të informacionit. Takimi u mbajt në ambientet e Ministrisë së Financave, dhe ku u firmos memorandumi ndërmjet dy njësive të inteligjencës. Kjo marrëveshje firmoset në luftën ndaj terrorizimit dhe financimit të tij në një kohë kur shumë shqiptarë janë bërë pjesë e organizatave terroriste të cilat luftojnë në vendet islamike të Lindjes së Mesme.