Pasojat e tërmetit, nis prishja e 7 banesave në zonën e ish-Kënetës. Çuçi: Po bashkëpunojmë dhe me ekspertë të huaj (FOTO)

497
Sigal

Drejtuesi qendror i operacionit për Menaxhimin e  Fatkeqësisë natyrore për qarkun Durrës, z.Bledi Çuçi i shoqëruar nga anëtari i shtabit të Emergjencës, administratori i OSHEE, z.Adrian Çela, kanë inspektuar punimet për prishjen e 7 objekteve të para në zonën e ish-Kënetës të cilat janë vlerësuar si të pabanueshme dhe në rrezik për jetën.

Për prishjen e tyre u mor vendimi në këshillin bashkiak të bashkisë së Durrësit. Ministri i jashtëzakonshëm Bledi Çuçi, në një prononcim për mediat theksoi se në ndihmë të grupit të ekspertëve shqiptarë, kanë ardhur dhe inxhinierë të huaj

“Kemi nisur prishjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti. Këto janë 7 objektet e para që do prishen në bazë të vendimit të Këshillit Kashkiak të bashkisë së Durrësit. Veç ekspertëve dhe inxhinierëve tanë dhe grupit të IKMT-së, kemi dhe një grup  inxhinierësh të huaj që po bëjnë të mundur që prishja të jetë në mënyrë sa më funksionale dhe të sjellë sa më pak dëme për ambientin që na rrethon”, tha ministri Çuçi.