Pasi u kapën me kokainë, shqiptari dhe e dashur e tij rumune e pësojnë keq

550
Një shqiptar dhe e dashura e tij rumune janë arrestuar nga policia italiane e Firences pasi janë kapur me me një sasi të konsiderueshme kokaine dhe shuma të mëdha parash.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari është Leonard Gjoka 32 vjeç dhe e dashura e tij rumune, Florina Catalina Ancuta 25 vjeç.
Policia kishte marrë informacion për një sasi kokaine që do të posedohej nga shqiptari. Autoritetet kontrolluan banesën e tyre në Loniga dhe nuk gjetën lëndë narkotike. Hetuesit më pas kontrolluan automjetin e tyre dhe zbuluan kokainën të fshehur në një vend të modifikuar enkas në automjet. Përpos sasisë prej 2 kg kokainë, policia gjeti edhe një shumë parash prej 70 mijë Euro.
Gjoka dhe Ancuta u arrestuan dhe do të merren në pyetje për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Sigal