Pasaportat shqiptare në server të pa sigurt “skrap” të viteve 50-të

719
Kontrata e “Sagem” për prodhimin e Pasaportave dhe Kartave të Identitetit për shqiptarët është një “dosje e zezë” e cila duhet hapur urgjent, si një “model koncesioni” monopol korruptiv me përmbajtje të plotë krimi si hapësirë për lirinë e plotë të njerëzve e grupeve të botës së krimit, si proces prokurimi, si akt administrativ, procedural, ligjor, dokumentar, ekonomik e financiar, por edhe si krim shtetëror në aspektin e sigurisë kombëtare shqiptare dhe si krim me pasoja ndërkombëtare me pasiguri dokumentesh identifikimi të prodhuara këto 7 vite prej firmës “Sagem” e që në shumë raste të identifikuara dhe teste cilësie, rezulton se prodhohen e mund të prodhohen dhe përdoren prej botës së krimit. Çfarë përmban, ose më saktë ku nis “dosja e zezë” koncesionit të pasaportave shqiptare, skeduar me emrin “Sagem”? Ky koncesion, nisi mbështetur në shifrën 4.2 milionë banorë të numrit të popullsisë, deklaruar në tetor 2008, kur komisioni “Nishani-Pone”, llogariti vlerën financiare 5 vjeçare të koncesionit që i dhuruan firmës “Sagem” e cila pas marrjes së koncesionit monopol e deri sot, ka ndryshuar emrin 6 herë. Akuzave për një aferë korruptive dhe me cënim të plotë të sigurisë kombëtare lidhur me koncesionin që iu dha firmës “Sagem”, Ministria e Brendshme iu përgjigj, se firma “Sagem” që fitoi koncesionin por me emrin “Aleat”, gjoja “kishte siguruar dhe garantonte “Letërnjoftime ID” e Pasaporta biometrike me standarde të vendeve të BE si pasaportat në SHBA, Kanada, Suedi, Belgjikë, Angli, Australi, Francë, Gjermani etj. U tha gjithashtu prej komisionit “Nishani-Pone” të cilët e sollën në Shqipëri firmën e tyre klienteliste “Sagem” me kontratë 5 vjeçare, por që pas vitesh prodhim pasaportash e kartash identitetit me siguri letrash bixhozi e biletash urbani ia shtynë edhe me 10 vjet afat, se firma “Aleat” (“Sagem”) në Shqipëri ka si garante cilësie e sigurie firmën “Safran Morpho” që është kompania më e mirë në botë për Biometri, firmë e cila sot realisht del se është vetë “Sagem” i vitit 2008. U tha atëherë, se kjo garanci për siguri prodhimi pasaportash e kartash identiteti jepet edhe nga partneri strategjik i “Sagem” me emrin “AAEF” në Shqipëri, i cili sjell “Know-how” duke e këshilluar “Aleat” (“Sagem”) për cilësi e siguri në proces. Pyetja shtrohet thjeshtë e qartë: A janë të siguruat pasaportat dhe kartat e identitetit shqiptare, që prodhohen nga “Sagem”? Monitorimi, testet dhe rastet e kapjes në disa operacione policore shqiptare e ndërkombëtare të pasaportave shqiptare të falsifikuara, tregon se “Sagem” prodhon pasaporta e Karta Identitetit të pa sigurta, për shkak ët teknologjisë primitive e cila prezantohet si “me e avancuar se ajo që përdoret në vendet e BE”. Mashtrimin e zbulon një fakt konkret. 
Server aktual primitiv, pasaporta e karta jo me 2 por me 1 “mikropçip” kartash telefoni
Qëllimi prodhimit të pasaportave e kartave në Shqipëri, nuk ishte thjeshtë pajisje e shqiptarëve me nga një “copë karton” udhëtimi e identifikues, si pasaportat e para ndërkombëtare “defterë bakalli” të vitit 1991-1992 e deri në vitin 2008. Nevoja e krijimit të një serveri me të dhëna reale, të të plota e të sigurta për çdo shtetas shqiptar, me përditësime të dhënash sipas ndryshimeve në gjendjen civile, apo prej dekretesh marrje e lënie shtetësie, diktoi prodhimin e pasaportave e kartave biometrike, si në vendet e BE. Gjithçka lidhej me problemet e sigurisë kombëtare dhe sigurisë partneriale me vendet e tjera në rajon, në BE e në botë në luftën e përbashkët kundër krimit. Për të krijuar arkivën e të dhënave identifikuese të shtetasve me foto, me gjurmë gishtash e shenja të tjera pamore, nisi projekti i prodhimit të pasaportave e kartave nëpërmjet një firme të paraqitur si “Sazhem Orga” e cila u certifikua vetëm për 5 vite aktivitet, si e vetmja kompani monopol në Shqipëri. Këto duhej të prodhoheshin me elemente sigurie, me 2 “mikroçipë” në kartë dhe 2 mikroçipë ne pasaportë, me qëllim që siguria të jetë e plotë dhe e pa falsifikueshme, por edhe që të dhënat të jenë të identifikueshme lehtësisht e të ruhen në server. Por, ato u prodhuan dhe po prodhohen vetëm me 1 “mikropçip” kartash telefoni, të cilët janë prodhim jashtë standardi e me teknologji që nuk lejohet të përdoren në dokumente identifikimi individuale, mbasi janë të pa sigurta e jo potenciale për të seruar të dhëna të plota. Po çfarë ndodh me serverin? Pikërisht ky server që përdor edhe sot “Sagem” nuk është i sigurt, mbasi është ngritur dhe funksionon mbi një teknologji të viteve 50-të, me aparatura e modele serverimi të kohës së Stalinit, të cilat nuk e përdoren as si server të dhënash identifikimi për skllevërit punëtor në portat e minierave të qymyrit të periferive të vendeve të Afrikës. Ky server që grumbullon, përpunon dhe ruan të dhënat e shqiptarëve, jo vetëm është i pa sigurt, por është edhe lehtësisht i manipulueshëm. Të dhënat që depozitohen në këtë server janë jashtë çdo kontrolli, jashtë çdo saktësie, jashtë çdo sigurie, tamam si të dhënat e regjistrave të notave që kanë sekretaritë e shkollave në fshatrat perifierikë shqiptarë. Kushdo mund të futet lehtësisht në këto të dhëna, të zhduk, të modifikoj, të përpunoj e të ndryshoj totalisht të dhënat dhe pamjet që i interesojnë. Shteti e di këtë fakt skandaloz që ka lidhje me një server i cili është “portë e shqyer” për abuzime, për përfitime prej atyre që janë nën vrojtimin dhe ndjekjen e drejtësisë brenda e jashtë Shqipërisë e për të dhëna të tjera që kanë lidhje me të dhëna aktiviteti shërbimesh të sigurisë kombëtare. Por ndoshta nuk di faktin dhe fatin e një serveri modern, që duhet të ishte në aktivitetin pasaportave e kartave shqiptare prej firmës “Sagem”. Çfarë ka ndodhur?
Server me 100% siguri, i blerë 15 milionë euro por që nuk dihet ku ka përfunduar
Gazeta “Telegraf”, gjatë procesit të investigimit që po bënë lidhur me pasigurinë e prodhimit të Pasaportave e Kartave të Identitetit, si dokumente maskimi për ushtarët e ISSIS, zbuloi një skandal të rëndë shtetëror, që ka si autor firmën “Sagem”, me përmbajtje krim të rëndë ekonomik e financiar, me pasojë ajo që ndodh prej 7 vitesh në Shqipëri: Prodhim pasaportash e serveri të dhënash me elementë të plotë pasigurie, lehtësisht të manipulueshme e të kopjueshme. Është fjala për financimin e një serveri të ri, modern, me parametra të lartë sigurie, të kompletuar me gjithë shërbimet e sigurisë së të dhënave. Ky server, sipas “pasaportës” teknologjike është i njëjtë me serverët që përdoren sot në shtetet kryesore të BE e të botës. Sipas specialistëve, serveri i ri i porositur, por i pa ardhur në Shqipëri, ka të njëjtat standarde si serverët në Angli, Gjermani, SHBA, Francë, Suedi, Danimarkë, Belgjikë, Zvicër i cili nuk ka asnjë “vrimë gjilpëre” nga mund të futet e të dalë falsifikimi, apo përdorimi i tyre pa autorizim shtetëror, ose pa “çelësin” e firmës “Sagem” e cila po në mënyrë të paligjshme e antikushtetuese kontrollon e vetme serevirin e të dhënave të shtetasve shqiptarë. Sipas informacionit dhe dokomentit origjinal të porosi-blerjes së serverit të sigurisë së lartë, rezulton se vlera e blerjes është 15 milionë euro. Fletë prosi-blerja ka adresën ku është blerë, ka porositësin, ka financuesin, ka datën e blerjes, ka bankën ku janë xhiruara eurot, ka kushtet e transportit, ka destinacionin e nisjes e të mbërritjes si shtet dhe adresën e blerësit. Pavarësisht dosjes së blerjes dhe likujdimit të vlerës 15 milionë euro, në mjediset qendrore të punës së firmës “Sagem” në Tiranë dhe në të 12 qarqet ku ajo ka aktivitetin koncesionar, serveri nuk figuron të jetë instaluar. Nuk është as në depot, apo mjediset e Ministrisë së Brendshme, as në Kryeministri, as në Presidencë. Po.. ku është?! Ku ka përfunduar serveri me vlerë 15 milionë euro?! Nëse sipas letrave, serveri është futur në Shqipëri, nga cilët është marrë në dorëzim, ku gjendet dhe nga cilët përdoret dhe përse përdoret? Nëse nuk ka hyrë fare në Shqipëri, ku ka përfunduar serveri, ose 15 milionë eurot që rezultojnë të paguara për blerjen e tij? Troç, është blerë apo nuk është blerje serveri, apo është “lyer” me bojë serveri “skrap” i kohës së Stalinit, të cilin “Sagem” e ka sjellë në vitin 2008 dhe po punon prej 7 vitesh, duke e prezantuar si si serverin e ri të blerë 15 milionë euro?! 
Policia e drejtësia blejnë të dhënat tek “Sagem”, shteti e lejon të jetë pronari vetëm i të dhënave
Ka një skandal, që nuk ndodh as në Somali. Firma “Sagem” e cila prodhon pasaportat dhe kartat e identitetit në Shqipëri de fakto është edhe poseduese “pronare” e serverit, pra e të dhënave të shqiptarëve. Dimë, që në çdo vend, të dhënat u grumbullon, i përpunon, i skedon dhe i ruan e i përdor vetëm shteti, ose individi duke marrë leje tek shteti. Në Shqipëri ndodh e kundërta. Të dhënat e pasaportave e kartave të identitetit që nga të dhënat e gjendjes civile, fotografi e deri tek gjurmët gishtave i ka në dorë nj firmë e huaj e cila kushtetueshmërisht nuk ka asnjë të drejtë të ketë nën kontroll skedarin e të dhënave të shtetasve. Mirëpo, ja që kjo ndodh. Firma “Sagem” ka në dorë privatisht gjithë të dhënat e shtetasve shqiptar. Bashkë me bërjen e pasaportave e kartave të identitetit, ajo krijon edhe serverin e këtyre të dhënave. Këto të dhëna, deri në momentin që i ka në dorë dhe e lejon shteti, firma “Sagem” mund të bëjë çfarë të dojë me këto ët dhëna. Ndryshon ët dhëna të gjendjes civile, të territorit, të jetëgjatësisë, të gjatësisë fizike, të moshës, të vend-banimit, të ndryshimeve në gjendjen civile, të ndryshimeve fizike pamore, të fotografive, ët gjurmëve të gishtave dhe raste të këtyre ndërhyrjeve e ndryshimeve ka pasur e ka plotë, sidomos nga zhdukja dhe manipulimi i personave të botës së krimit. Gjithçka mund të bëhet, gjersa nuk ka asnjë dokument që të sanksionoj se “Sagem” është përgjegjëse kushtetuese për ruajtjen dhe administrimin e të dhënave. Ajo ka të drejtën të krijoj serverin, por jo ta kontrolloj, madje ne çdo fazë të krijimit të serverit ajo duhet të jetë nën mbikëqyrje të plotë nga një shteti, duke mos i lënë asaj asnjë të dhëna as në dosje, as në kompjuter, as në aparatura të tjera. Mirëpo “Sagem” i ka 100^ këto të dhëna. Madje, ndodh edhe skandali që policia, prokuroria, gjykata, SHIK, SHIU, Interpoli, kryeministria, presidenca, kuvendi, etj institucione ligj-zbatuese e ligj-kontrolluese, kur kanë nevojë për të marrë të dhëna identifikuese për një shtetas, nuk mund t’i marrin dot për disa arsye, ose më saktë për disa rregulla që ka vendosur “Sagem” ndaj shtetit shqiptar. 
Së pari, shteti duhet të bëjë kërkesë për marrjen e të dhënave. 
Së dyti, duhet të specifikoj se përse i do të këto të dhëna. 
Së treti, të përcaktoj se për cilin afat i do këtë të dhëna. 
Së katërti, të deklaroj se në çfarë territori e për çfarë objekti do t’i përdor. 
Së pesti duhet të paguaj një shuam të caktuar financiare për shërbimin që kërkon. 
Së gjashti, duhet të merret leje nga qendra e firmës “Sagem” në Francë. blejnë të dhënat tek “Sagem”, shteti e lejon të jetë pronari vetëm i të dhënave
—————————————————–
Disa fakte abuzimi e mashtrimi të “Sagem”, që duhen hetuar urgjent nga drejtësia
1. Klauzola 50.1.1 e kontratës së koncesionit për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike e datës 21 korrik 2008, lejon shpërbërjen e kontratës. Lista e bashkëngjitur e neneve të ndryshme të kontratës dhe të dokumenteve të tenderit, e cila duket e dyshimtë dhe duhet të jetë objekt i një vlerësimi.
2. Jetëgjatësia e kartave të identitetit: Karta thyhet për shkak të mungesës në cip të parandalimit të kërcitjeve/thyerjeve
3. Relacionet e munguara ose jo të plota të testimeve: Përmbajtjet e relacioneve të testimeve për jetëgjatësinë e kartave të dorëzuara nga kompania koncesionare -Rritja e çmimit: rritja e çmimit të dokumentit në 1 janar 2015.
4. Mungesa e rinovimit të infrastrukturës së kartave të identitetit: Infrastruktura e sistemit nuk është rinovuar.
5. Mungesa e lidhjeve të sistemit AFIS: AFIS nuk është lidhur me bazën e të dhënave të kërkuar -Fatura për AFIS (15 mil EUR). Shuma totale prej 15 milionë euro është faturuar, por nuk janë arritur lidhje me bazën e të dhënave të kërkuar për shkak të komponentëve hardware dhe software, të cilat nuk janë lëvruar.
6. Rekomandohet të vlerësohet lista dhe imazhet e bashkëngjitura, te cilat duhet të jenë objekt diskutimi, sidomos për të parandaluar dëmtimet për shtetin shqiptar.
7. Mosparaqitja e mostrave origjinale nga ana e SAGEM, vonesa në dorëzimin e ofertës dhe mospasja e certifikatës ISO 27’000
8. “Sagem” në tenderin e kartave në Shqipëri, nuk plotësoi detyrimin ligjor të dorëzimit të specimeneve të mostrave të kartave me polikarbonat, parashikuar nga termat e referencës, kërkesa 117, 126, 128. 
9. Mostrat e paraqitura nga “Sagem” ishin disa karta krediti si dhe një kartë për punonjësit e një firme në Itali por asnjë mostër të ndonjë kartë identiteti në mënyrë që të shihej cilësia e punës së bërë nga firma “Sagem”. 
10. Mos pasja nga ana e firmës “SAGEM” të certifikatës ISO 27’000 dhe me hapjen e dokumenteve ët tenderit është konstatuar se në dosje ndodhej një certifikatë ISO 27’000 por ajo nuk ishte e firmës “Sagem” por e firmës “Sagem-Orga GmbH”, me adresë në Heinz-Nixdorf-Ring 1, 33106 Paderborn, Germany, firmë me ët cilën “Sagem” është ortake, por nga ana juridike “Sagem-Orga GmbH” nuk ishte pjesëmarrëse në tender. 
Sigal