Pasaportat për fëmijën nën 16 vjeç, shtyhet me një vit vlefshmëria

522
Shtyhet për një vit vlefshmëria e pasaportave për të miturit. Burime nga Policia e Shtetit bënë me dije se kjo shtyrje është për fëmijët nën moshën 16 vjeç.
Të njëjtat burime pohuan se këto mjete identifikimi janë dhënë nga muaji prill 2009 deri në korrik 2010, ndërsa mësohet se ato janë shtypur gabimisht me një afat 10-vjeçar.

“Bëjmë me dije se këto pasaporata edhe pse kanë afat 10-vjeçar, nuk janë të vlefshme, në rast se ka kaluar afati 6 vjeçar. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetareve që para se të nisen për të udhëtuar jashtë shtetit, të kontrollojnë afatin e vlefshmërisë së pasaportës së fëmijëve të tyre. Në disa Pika të Kalimit të Kufirit, janë evidentuar raste të refuzimit të daljes për arsye të pavlefshmërisë së pasaportave të fëmijëve. Ky refuzim është i pashmangshëm. Çdo shtetas që udhëton jashtë Shqipërisë duhet ta ketë vlefshmërinë e pasaportës mbi 3 muaj, nga dita e daljes në kufi.”, citohet në njoftimin e policisë.
Sigal