Pas zjarreve vdekjeprurëse, Australia vihet sërish përballë një tragjedie tjetër, goditet nga breshëri dhe nga stuhitë e erës

557
Sigal

Australia po ndodhet në një situatë vërtetë të pazakontë dhe shqetësuese që prej fillimit të muajit shtator të vitit të kaluar. Pas zjarreve vdekjeprurëse që erdhën si pasojë e thatësirës disa mujorshe në kontinentin australian, brenda 24 orëve është përfshirë nga një breshër i furishëm dhe nga një stuhi ere në verilindje.

Sa i përket breshërit, mediat e huaja shkruajnë se ‘topat që ranë nga qielli kishin madhësisë e topave të golfit’. Pati vetëm dëme materiale edhe pse nga madhësia e kokrrave mund të kishte edhe në njerëz.

Kurse stuhia e erës përfshiu disa zona ku dëmtoi dritaret e shtëpive dhe lëndoi disa shpendë.