Pas tërmeteve, përmbytet Italia

542
Sigal

Moti i keq ka paralizuar veri-perëndimin e Italisë me
shira të rrëmbyeshëm, që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në
disa zona.

Rajonet
më të prekura janë Liguria dhe Piemonte, por rreziku mbetet i lartë edhe në
Toskanë e Lombardi. Autoritetet e emergjencave civile në Liguria kanë vendosur
nivelin 12 të alarmit, shkalla maksimale sa i përket katastrofave natyrore.


provincën e Cuneo-s, lumi është fryrë dhe është në prag të daljes nga shtrati.
Kjo foto vjen pikërisht nga Cuneo, ku një automjet është përpirë nga një gropë
e hapur anës rrugës.

Kryebashkiaku
i qytezës paralajmëroi njerëzit të qëndrojnë brenda dhe bëri thirrje për ndihmë
nga qeveria. Urat, shkollat, fabrikat dhe linjat hekurudhore janë mbyllur.

Sipas
parashikimeve meteorologjike shirat nuk priten të pushojnë dhe situata po
përkeqësohet duke rrezikuar përmbytje masive.