Pas skandalit me bustin e Skëndërbeut tërhiqet ambasadori: Do ta ndryshojmë!

632
Busti i ri i Gjergj Kastriot Skenderbuet qe do te vendoset ne Budapest, pritet qe te kete ndryshime rrenjesore nga ato foto cfare jane publikuar ne rrjetet sociale, qe per hir te se vertetes kane qene shume larg pamjes te vertete te herotit tone kombetar.
Pas reagimeve negative për bustin e Skendërbeut, i cili do të vendoset në Budapest ambasadori shqiptar në Hungari, Arian Spasse është shprehur se ajo që kanë parë është vetëm një maket.
“Duke marrë shkas nga disa reagime të miqve në FB lidhur me fizionominë e bustit të Skënderbeut që planifikohet të vendoset në Budapest, dëshiroj të sqaroj se maketi i paraqitur në foto është vetëm maket. Ai do të pësojë ndryshime deri sa të marrë tiparet me të cilat shqiptarët janë familjarizuar. Faleminderit për mirëkuptimin!”, shkruan ai. Nderkohe qe faqja e ambasadës i ka hequr dy fotot e shtatores që ishin publikuar më herët.


Sigal