Pas situatës problematike, përmirësohet situata në autostradën Tiranë-Durrës

575
Situata e autostradës Tiranë-Durrës ka qenë e vështirë gjatë natës, për shkak të reshjeve të shumta të shiut. Edhe këtë herë, probleme ka pasur në zonën pranë City Park. Por mëngjesin e sotëm kanë ndërhyrë forcat xhenio, që kanë bërë hapjen e disa kanaleve për të dalë uji.
Kështu, pas situatës problematike nga reshjet e shiut te City Pak-u, në Kashar të Tiranës, situata është përmirësuar.
Efektivët e xhenios janë aktualisht në autostradën Tiranë-Durrës pranë City Park.
Pas ndërhyrjes, mjetet kalojnë pa problem dhe situata është nën kontroll.
Sigal