Pas shkarkimit të Tahirit, kjo është nisma e radhës që ka ndërmarrë Policia

533
Policia po vazhdon punën e saj normalisht edhe pas shkarkimit të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Nisma e radhës që ka ndërmarrë Policia e Tiranës quhet “Ti je një luledielli”.

Ti je një luledielli është një fushatë sensibilizuese për grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjisë pediatrike pranë QSUT. Punonjës të Policisë së Tiranës u bënë pjesë e kësaj fushate sensibilizimi duke kontriubuar në blerjen e bluzave për ti dhënë shpresë këtyre fëmijeve, per t’ju dhënë dritë ditëve të vështira .

Edhe pse në media u përfol për një dorëheqje të Tahirit, burime zyrtare bëjnë me dije se Ministri u shkarkua nga kreu i qeverisë Edi Rama. Pak më herët u njoftua se Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër qeverinë pas lajmit për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Burimet zyrtare bëjnë me dija se mbledhja jashtë rradhe e qeverisë është thirrur në orën 10:00.

Shkarkimi i Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm duket se ka hapur siparin e një sërë shkarkimesh në kabinetin qeveritar.
Sigal