Pas shirave e kthjellimeve,mësoni si do të jetë moti nesër

567
Të hënën rikthehet moti i kthjellët në të gjithë vendin. Në fundjavë temperaturat pësuan rënie me 10 gradë celcius por gjatë javës sinoptikanët kanë parashikuar rritje të tyre deri në 32 gradë celcius.
Rrebeshet e shiut por dhe stuhitë afatshkurtra kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit.
Problematike janë paraqitur zonat bregdetare dhe të ulëta ku dhe janë përqëndruar më shumë reshjet e shiut. Temperaturat pësuan rënie të ndjeshme me rreth 10 gradë celcius. 
Por moti I kthjellët do të rikthehet duke filluar që nga mëngjesi I së hënës ku temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2 deri në 3 gradë celcius. Po kaq do të shënojnë edhe të martën. 
Nga dita e mërkurë dhe në vijim deri në fundjavë do të ketë rritje të lehtë e graduale të temperaturave, më e ndjeshme gjatë mesditës ku maksimumi në rang vendi do të ngjitet deri 32°C. Temperaturat e larta që na kanë shoqëruar deri në fund të gushtit nuk do të jenë më, pushimet me diellin e nxehtë mbi krye sipas sinoptikanëve, mbaruan.
Sigal