Pas sherrit me vjehrrin 30 vjeçari i djeg shtëpinë të moshuarit nga Elbasani

600
Sigal

Një sherr mes një 30 vjeçari dhe vjehrrit të tij ka degraduar në një ngjarje c ila mund të sillte një tragjedi në fshatin Reçam të Elbasanit.

Konflikti mes Çlirim Kasës dhe vjehrrit të tij 60 vjeçar ka nisur për motive të dobëta. Por i riu nuk e ka lënë me kaq dhe i ka vënë flakën shtëpisë së të moshuarit.

Policia ka arhur në vendngjarje dhe ka arritur të prangosë 30 vjeçarin. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur persona të lënduar por vetëm disa dëme materiale.