Pas palmave, autostrada Tiranë-Durrës do të çlirohet edhe nga topat me ngjyrë

600
Autostrada Tiranë-Durrës pas prerjes së palmave në rrugën, tashmë do të çlirohet edhe nga topat e betonit me ngjyrë, të cilët janë vendosur përgjatë gjithë autostradës. Ndërkohë vendosja e palmave dhe këtyre topave më ngjyrë e kthej lëvizjen e automjeteve përgjatë autostradës në një kaos të vërtet, ku qytetarët bllokoheshin në trafik me orë të tërë, veçanërisht gjatë fundjavave për shkak se zgjidhnin bregdetin Durrësit për të pushuar. Më herët ekspertët e sigurisë e kanë kritikuar vendosjen e tyre, jo vetëm për faktin se ishin mjaft të kushtueshëm, por sepse përbënin rrezik serioz për udhëtarët për shkak të shpejtësisë me të cilën lejohej të udhëtohej në këtë autostradë, e cila ishte 100 km në orë. 
Por kjo normë shpejtësie ndryshoi nga ministri i Transporteve Haxhinasto, në momentin që pjesë e kësaj autostrade u bënë palmat edhe këta topa betoni me ngjyrë, duke e ulur shpejtësinë e udhëtimin në këtë autostradë në 60 km në orë. Kjo në kundërshtim të hapur me ligjin, pasi sipas ligjit nr 8378, datë 22.7.1998, në nenin nr. 2 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, aksi Tiranë-Durrës është kategorizuar si rrugë interurbane kryesore, çka do të thotë se shpejtësia e vendosur nga ministri në fjalë për këtë autostradë nuk është normale. Por ajo që vlen për tu diskutuar më së shumti është fakti se si po menaxhohen lekët e mbledhura nga taksat e qytetarëve shqiptarë? Plot 600 mijë euro ishte dëmi i shkaktuar nga heqja e palmave përgjatë kësaj autostrade…. Sa do të jetë tani dëmi i heqjes së topave prej betoni me ngjyrë?! 
Totali i shpenzimeve të bëra në këtë autostradë me paratë e taksapaguesve, shifër kjo e deklaruar nga qeveria aktuale në dokumente zyrtare është 2.4 milion euro. E gjithë kjo situatë do të marrë fund pasi të gjitha investimet e bëra me paratë e taksapaguesve shqiptarë në këtë aks rrugor do të prishen në fillim të muajit korrik 2015. Edhe këtë herë duket qartë se si po abuzohet me taksat e nxjerra nga xhepat e shqiptarëve në forma nga më të ndryshmet dhe shpenzimet e hedhura përtokë pa një plan-projekt të konsultuar më parë me ekspertë të fushave përkatëse, në këtë rast me ekspertët e sigurisë rrugore.
Sigal