Pas pak muajsh rritet taksa për shtëpitë. Zbardhet formula sa lekë do të paguani

598
Me formulën e re, miratuar nga Komisionet Parlamentare ne Kuvend, taksa e shtëpive do të llogaritet mbi vlerën 0,05 për qind e çmimit të apartamentit, e llogaritur me çmimet fiskale, ndërsa për biznesin 0,2 për qind.
Kjo formule do te gjeje zbatim duke nisur nga 1 prilli i vitit 2018. Projektligji tashme qe ka marre firmën e deputeteve dhe pritet te votohet ne Kuvend, përcakton se pagesa e taksës bëhet çdo muaj apo për periudha më të gjata, në varësi të kategorisë së taksapaguesit, sipas përcaktimeve që do të jepen në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Pavarësisht se taksa do të arkëtohet te faturat e dritave, të ardhurat do t’i kalojnë buxheteve të njësive vendore.
Me formulën e re taksat do të rriten për të gjitha shtëpitë në 12 qarqet e vendit.
Referuar tabelave zyrtare, në Tiranë, çmimi mesatar fiskal është 89,137 lekë/ m2. Vlera e shtëpisë është 89,137 lekë. Shuma e taksës së re që do të paguhet, llogaritet 4,457 lekë.
Sot, një familje që banon në një apartament të ndërtuar para ’93, paguan 1500 lekë, kurse për ndërtesat pas ’93 paguhet 3 mijë lekë. Me taksën e re, për një familje që banon në shtëpi para ’93, ngarkesa do të rritet 2,957 lekë, kurse për shtëpitë pas 1993, taksa do të rritet 1,457 lekë.
Sigal