Pas Llallës, Nikollaq Neranxi kërcënon Enkel Demin

568
Nikollaq Neranxi nuk mjaftohet me kërcënimin ndaj studiuesit Arben Llalla.
Me të njëtat tone “miqësore” i ka shkruar Enkel Demit, duke i kërkuar të fshijë shkrimet e postuara për të dhe që të mos merret me atë që ai e quan kauza himarjote.
“Përshëndetje! Më kanë thënë që portal 27.al është i juaji. Dua ta di sepse avokati po përgatit një padi në gjykatë për çdo shpifje dhe cenimtë imazhit që i keni bërë figurës sime në atë portal. Kam reaguar dje me një shkrim, vetëm pas dhjetëra herëve që më keni përmendur emrin, por pa fyer askënd. Thjesht ju kam bërë thirrje miqësore që të mos merreni me mua dhe me kauzën e himarjotëve. Para padisë ju jap mundësinë që të pastroni portalin nga pisllëqet. Gjithë të mirat!”, ka shkruar Neranxi.
Marrë nga 27.al
Sigal