Pas Greqisë, kamionë me drogë drejt Holandës e Belgjikës, 7 të arrestuar

476
Sigal

Pak ditë më parë në
Greqi u zbulua një magazinë me 1 ton e 669 kg lëndë narkotike e llojit
marijuanë, ndërsa ranë në pranga 7 persona me kombësi greke, por që sipas
mediave greke janë nga jugu i Shqipërisë. Mësohet se të arrestuarit janë të
moshës 40-62 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Policia greke i
sekuestroi organizatës kriminale 1 ton, 669 kg 209 gramë marijuanë, 20.095
euro, 12 celularë, 2 peshore, 1 makinë, 1 motor, 1 kamion dhe 1 kasafortë
metalike.

Mediat greke shkruajnë
se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion vendet e tjera Europiane.
Sipas policisë greke, pasi magazinohej, droga dërgohej me kamionë në Holandë,
Gjermani dhe Belgjike.

Ndërkohë policia po
heton lidhjet e mundshme të kësaj organizate edhe me organizata të tjera që
veprojnë në trafikun drogës nga Greqia drejt Europës.