Pas Fullanit e Golemit, prokuroria bën gati prangat për Ridvan Boden

533
Sigal

Fullani e Golemi më datë 5 nëntor në Gjykatën e Lartë

 Bëhet e ditur se ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani dhe inspektorja e Elivar Golemi do të dalin në gjyq në datën 5 nëntor. Gjithashtu mësohet se seanca ndaj Golemit do të jetë më 5 Nëntor në orën 09:10 minuta kurse ndaj Fullanit në orën 10:00. Dalja në gjyq e Golemit dhe Fullanit vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit që liroi nga qelia dhe la në ‘arrest shtëpie’ Fullanin kurse për Golemin vendosi arrest me burg’.

Rruga e Kombit, prokuroria i kërkon Canit dokumentacionin e Bodes

 Tiranë- Kur kanë kaluar dy javë nga kallëzimi i Ministrisë së Financave për Ridvan Boden, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e disa dokumentacioneve nga ministria e Financave. Burime nga kjo prokurori sqaruar së është kërkuar Auditi i Brendshëm i Financave, për kohën kur pretendohet se është kryer shkelja. Të njëjtat burime kanë saktësuar se do të kërkohet edhe mënyra dhe procedurat që janë ndjekur kur është marrë kredia e 230 milion eurove, për përfundimin e rrugës Durrës-Kukës dhe do të shikohet nëse janë respektuar këto procedurat. Drejtuesit aktualë të Ministrisë së Financave akuzojnë se ish-ministri Bode dhe zëvendësi i tij Sherefedin Sheu, i kanë shkaktuar shqiptarëve një dëm prej 60 milionë eurosh, duke marrë një kredi me interes 13 %.Kjo përqindje është dhe arsyeja e kallëzimit, pasi konsiderohet mjaft e lartë, duke qenë se kredia në vitin 2009 mund të merrej me interes më të ulët, sipas ministrisë së Financave. Pas sekuestrimit të këtyre dokumentacioneve dhe këqyrjes së tyre, Prokuroria e Tiranës do të vendosë nëse do të regjistrohet kallëzimi penal, në emër të Ridvan Bodës dhe Sherefedin Shehut, pasi aktualisht është e regjistruar si vepër penale, pa autor, paçka se në brendësi të dosjes janë emrat e dy ish-drejtuesve të Financave shqiptare.