Pas dekriminalizimit Armando Prenga i shpëton edhe Gjykatës së Lartë

528
Partia e qendrës së djathtë GERB ka një mandat të qartë për të formuar qeverinë e ardhshme të Bullgarisë pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës. Kështu ka deklaruar lideri i kësaj force politike Boiko Borisov.

“Unë shpresoj që qeveria të formohet shpejt pa polemika dhe me negociata të qeta. Kjo qeveri duhet të përmbushë pritshmëritë e njerëzve brenda dhe jashtë vendit, duke pasur parasysh këtu edhe situatën e rëndë ndërkombëtare” tha ai.

Sipas eksit polleve të kryera nga Alpha Research dhe Gallup International Balkan, GERB ka fituar rreth 32.8 për qind të votave, kundrejt Partisë Socialiste që mori afërsisht 28.4 për qind.

Socialitët e Bullgarisë pranuan humbjen e zgjedhjeve të së dielës, por lideri i saj tha se do të shikojë mundësinë e formimit të qeverisë nëse qendra e djathtë dështon.

Gjatë fushatës zgjedhore Borisov ka premtuar se do të zhvillojë bisedime për të formuar një koalicion qeverisës me aleancën nacionalite patriotët e bashkuar dhe me grupimin blloku reformist, nësë ky i fundit kalon pragun prej 4 përqind në parlament.

Zgjedhjet e së dielës janë të tretat që janë mbajtur në katër vjet.

Borisov, 57 vjeç dha dorëheqjen si kryeministër pasi partia e tij humbi zgjedhjet presidenciale në nëntor të 2016 dhe një administratë e përkohshme drejtoi vendin pas shpërbërjes së parlamentit në janar.

Kjo administratë do të qëndrojë në detyrë deri në momentin kur të formohet qeveria e re Socialistët që kishin premtur se do të përmirësonin lidhjet e Rusisë nëse ata do të zgjidheshin kanë përjashtuar mundësinë e ndarjes së pushtetit me Borisov.

Bullgaria hyri në Bashkimin Evropian në vitin 2007 dhe është një nga shtetet më të varfëra anëtare. Ajo është gjithashtu një anëtar i NATO-s.
Sigal