Pas betimit te Presidenti Meta, Marsida Xhaferllari paraqitet në Gjykatën Kushtetuese

516
Sigal

Një ditë pas dekretimit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, Marsida Xhaferllari i është drejtuar mëngjesin e sotëm Gjykatës Kushtetuese.

Krahas Xhaferllarit, ka qenë edhe Arta Vorpsi që ka shkuar që në orët e para të kësaj të enjte në Kushtetuese. Të pyetura nga gazetarët, dy anëtaret e Gjykatës Kushtetuese u treguan tejet të rezervuara.

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi u betua dje tek noterja duke shmangur ceremoninë zyrtare para Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit shfaqi rezerva për emrin e saj. Emri i saj çoi në përplasje në distancë mes Presidencës dhe KED-së, ndërsa përfaqësuesit e tyre treguan gishtin e fajësisë tek njëri tjetri.