Pas aksidentit, 34- vjeçari bën sherr edhe me policinë

423
Sigal

Policia e Kukësit arrestoi në flagrancë shtetasin S. K., 34 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi, në qytetin e Kukësit, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” është përplasur me një tjetër mjet tjetër tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B. A., duke shkaktuar dëme materiale.

Në momentin që oficeri i Policisë Rrugore i ka komunikuar që të mos lëvizë automjetin nga vendi i ngjarjes, shtetasi S. K. ka tentuar ta godasë me grusht, si dhe e ka ofenduar dhe sharë.

Nga kontrolli i testit të alkoolit u konstatua se shtetasi S. K. ka drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në më mënyrë të parregullt” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.